La qenin të “ngiste” makinën e tij, 35 vjeçari e pëson keq

Një izraelit është arrestuar pasi postoi një video ku shihet qeni pas timonit të makinës së tij. Videoja tregon qenin të ulur në prehrin e 35 vjeçarit duke mbajtur timonin për disa sekonda, duke rrezikuar kështu që të shkaktonte një aksident automobilistik.

Sipas policisë, ata u vunë në dijeni për ngjarjen pasi në rrjetet sociale qarkulluan pamjet ku 35 vjeçari lejonte qenin të “voziste”. Policia identifikoi shoferin dhe e ndaloi për ta marrë në pyetje. Policia vuri re ai po drejtonte një mjet pa dokumenta të rregullta.

Të Fundit