Kyeministri hungarez: “Nuk duam ta përziejmë racën europiane me të tjera”

Kryeministri hungarez: “Deri në vitin 2050, nuk do të ketë më kombe në Evropën Perëndimore, por vetëm një popullsi të kryqëzuar”

“Përzierja e racave është rreziku real i migrimit masiv.” Me këto fjalë, kryeministri hungarez Viktor Orban foli në Rumani, duke komentuar atë që ai e quan “kërcënimi më i madh i përhershëm”: “Populli i Evropës Perëndimore tani po përzihet me racat joevropiane, hungarezët po përzihen edhe pse nuk duhet të përzihen. Deri në vitin 2050, nuk do të ketë më kombe në Evropën Perëndimore, por vetëm një popullatë e kryqëzuar. Këtu, në pellgun e Karpateve, ne luftojmë kundër një fati të ngjashëm “.

Ditët e fundit, Orbán ka sulmuar Bashkimin Evropian duke thwnw se dëshiron të imponojë vlerat e tij në vendin e tij, duke kritikuar gjithashtu strategjinë e Brukselit, si dhe atë të Uashingtonit, në luftën kundër Ukrainës, duke injoruar shqetësimet e Moskës. “Me Donald Trump dhe Angela Merkel, lufta nuk do të kishte ndodhur kurrë. Forca, prestigji dhe kapaciteti i Perëndimit për veprim po zbehet, “u tha Orbán mijëra mbështetësve në qytetin rumun të Baile Tusnad, ku ai e ka shpallur veten “mbrojtës” të identitetit kulturor dhe politik të Hungarisë kundër burokracisë së Brukselit. Si më parë, Orbán vuri në dukje miliarderin hungaro-amerikan George Soros si arkitektin e vërtetë të politikës evropiane.

“Lërini të jetojnë si të duan, por na lini dhe ne të jetojmë,” shtoi Orbán në lidhje me një çështje të hapur të BE-së kundër një ligji hungarez që kufizon informacionin për çështjet e komunitetit LGBTQ. “Në vend të transgjinorëve, kemi Transilvaninë”, duke aluduar edhe për statusin e këtij rajoni rumun, historikisht i lidhur me Hungarinë.

Të Fundit