Kuvendi i 11 dhjetorit, Gazment Bardhi: Të mos përdoret logoja e partisë pa autorizim

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi iu është drejtuar me një e-mail degëve të PD në të gjithë vendin lidhur me kartat që po iu shpërndahen delegatëve që do të jenë të pranishëm në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

Bardhi shkruan se përdorimi i logove të partisë dhe ilustrimi i anëtarëve është një veprim ilegal dhe bëhet në bazë të interesave personale e jo ato të partisë. Më tej, numri dy i PD thotë se logoja e partisë nuk mund të përdoret pa autorizim.

Në kartën e shpërndarë delegatëve shihet se si në të majtë të kartës qëndron logo e partisë demokratike, e në të djathtë, përbri saj, shkruhet “Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Po në krahun e djathtë, është saktësuar: “Thirrur nga delegatët më 11 dhjetor 2021”, ndërsa poshtë saj, qëndron edhe emri i anëtarit.

Të Fundit