‘Kush nuk i rrëmben ikën nga puna’ urdhri i shefit të policisë Tepelenë

Jemi në Tepelenë në fshatin Progonat për një konflikt pronësie midis dy familjeve. Liljana Daci, njëra prej trashëgimtareve, na tregon historikun e kësaj prone. Në vitin 1985 tragëshimtarët Daci, që ishin 8 pjesëtarë, ia lanë për ruajtje dhe për të jetuar një zonje, Aishe Daci, me të cilën ishin kushërinj të largët, me kushtin, që kjo pronë të mos tjetërsohej. Në vitin 2021 Aishe Daci ndërron jetë dhe pas nderimeve për të ndjerën, pasardhësit e kësaj të fundit refuzuan t’u jepnin celësat e shtëpisë trashëgimtarëve të ligjshëm. Dy palët iu drejtuan gjykatës, e cila i dha të drejtë 8 trashëgimtarve të ligjshëm. Me vendimin e gjykatës në dorë, të 9 pronarët e ligjshëm shkojnë në Progonat për të rimarrë shtëpinë. Pala tjetër kishte nisur ta boshatiste banesën.Por policia e urdhëruar nga shefi Armand Koni ka shkuar në Progonat në mes të natës dhe ka shoqëruar 4 gra të familjes, në shkelje të ligjit.Po kështu policia ka shoqëruar edhe avokatin e familjes Zace Islami.Pa asnjë lloj shkrese policia e Tepelenës ka mbajtur në ruajtje për 3 ditë shtëpinë e trashëgimtarëve Daci.

Të Fundit