“Kush më mirë se sa mua…”/ Najada Çomo tregon pse pranoi të bëhej pjesë e listave të PS (VIDEO)

Shefja e Infektivit, Najada Çomo, e cila është pjesë e listave të Partisë Socialiste për kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, ka treguar arsyen se pse e pranoi këtë ftesë.

Në një videomesazh të publikuar në faqen zyrtare të ‘Facebook’ të kryeministrit, Çomo theksoi se kush më mirë se ajo mund të reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID, ndërsa masat e vendosura nga qeveria i cilësoi efikase.

“Pasi mbarova fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, në 1985, jam punësuar në spitalin Infektiv. E pranova ftesën sepse kush më mirë se mua ta reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID, besoj të vlefshme, për mbarëvajtjen e shëndetit të popullatës dhe për ta bërë më të mirë këtë pjesë të politikës që jemi sot një nga motivet e forta për të vazhduar punën në mënyrë korrekte ka qenë dhe suporti i kryeministrit Edi Rama në mbarëvajtjen e kësaj pandemie. Ajo që na nevojitet më shumë nga të gjitha është që duhet të besojmë tek masat dhe e ardhmja, që besoj se do të jetë më e mirë se sa sot.”, tha Çomo, e cila është e dyta në listën e PS për qarkun e Tiranës.

Të Fundit