“Kur përballesh me vendimin e gabuar”, Rama publikon apelin e pacientëve me Covid nga spitali

Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të shtunë ka bërë sërish thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin dozën e vaksinës anti-Covid.

Rama përmes një postimi në rrjetin social ka publikuar thirrjet e të infektuarve me Covid nga spitali të cilët kërkojnë që shqiptarët të vaksinohen dhe të shpëtojnë njëri tjetrin.

“Kur përballesh me vendimin e gabuar për të refuzuar vaksinën”, shkruan Rama.

Një pacient i infektuar me Covid i shtruar në spital, ka bërë thirrje të rinjve që të vaksinohen.

“Në familjen time të gjithë janë të vaksinuar përveç meje që ishte zgjedhja ime e gabuar që më solli këtu ku jam. Në varësi të kësaj bëj thirrje që të gjithë të rinjtë të vaksinohen”, ka thënë ai.

Gjithashtu një tjetër pacient bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen e mos të përfundojnë në spital.

“U bëj thirrje të gjithëve që të vaksinohen se do të përfundojnë si unë këtu”, shprehet ai.

Të Fundit