“Kuptojeni ju nëse universiteti është i akredituar” skandali i universitetit 7 mijë euro viti!

Në redaksiënë e “Stop” kanë mbërritur disa denoncime për Universitetin “Epitech Albania”, pasi ky institucion nuk i ka pajisur studentët me numër matrikullimi dhe rezulton i paakredituar. Universiteti në fjalë është hapur në vitin 2017 dhe sipas udhëzimit, duhet të ishte akredituar brenda tre vjetësh.

Specialisti i arsimit Ndricim Mehmeti shpjegon të gjitha hallkat, që duhen ndjekur për akreditimin e këtij universiteti, degë e një universiteti francez.

Nga ana tjetër administratori i “Epitech Albania”, Armend Tahiraj, pretendon, se universiteti në fjalë nuk ka, pse të akreditohet, sepse është degë e Francës.

Për problemin e Universitetit “Epitech Albania” u drejtuam në Ministrinë e Arsimit dhe u lidhëm me ish juristin, që është marrë me procedurat, Erzen Tola, që sot ka pozicionin e drejtorit të përgjithshëm.Zoti Tola na jep një përgjigje absurde, duke thënë, se MAS nuk ka mekanizma kontrolli, pasi në këtë rast këmi të bëjmë me një marrëdhënie kontraktuale midis studentit dhe Epitech.

Specialisti Ndricim Mehmeti shpjegon, sesi duhet të veprojë MAS me studentët e “Epitech Albania”, që nuk janë pajisur me numër matrikullimi, në këtë institucion arsimor të paakredituar.

Të Fundit