Kultivuan kanabis, arrestohet gruaja në Skrapar, në kërkim bashkëshorti

Një grua ka rënë në prangat e policisë në Skrapar pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se në flagrancë u arrestua H. G., 58 vjeçe dhe në kërkim u shpall bashkëshorti i saj E. G., 58 vjeç, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti kubikë me fidanë të dyshuara cannabis sativa në tokën në pronësi të bashkëshortëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit