Kultivonin bimë narkotike/ Pranga kryeplakut, djalit dhe vëllait të tij

Policia e Kukësit ka arrestuar tre persona, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Policia sqaron se në pranga kanë rënë  M. M., 50 vjeç, kryeplak i fshatit Gurë-Kalis,  E. M, 24 vjeç, dhe  U. M., 38 vjeç person me precedent penal, banues në Gurë-Kalis, Kukës. Dy të tjerët janë djali dhe vëllai i kryeplakut.

Në vendin e quajtur “Kepi i kishës”, këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kishin  kultivuar bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies dhe disa fidanë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë inspektori i Pyjeve, shtetasi I. P., për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Të Fundit