Kultivimi i kanabisit, Lleshaj: Në 2020 janë shkatërruar më shumë bimë se në 2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj raportoi në seancën e sotme në Kuvend për nivelin e kriminalitetit. Gjatë një interpelance ai theksoi se niveli i krimit ka rënë, ndërsa gjatë vitit 2020 janë shkatërruar më shumë bimë narkotike se sa në 2019.

“Sivjet janë asgjësuar më shumë bimë narkotike se një vit më parë për arsye se sivjet ka pasur më shumë kontroll.

Treguesi kryesor që mat nëse ka më shumë kanabis në tregun shqiptar krahasuar me të kaluarën. Kjo verifikohet me sasinë që kapet në tregjet që janë tradicionale, Italia dhe Greqia.

Për vitin 2020 autoritetet italiane kanë kapur vetëm 911 kilogramë”, u shpreh Lleshaj.

Ndërsa përfaqësuesi i opozitës në interpelancë ishte Korab Lita, i cili e akuzoi qeverinë se kriminelët i ka partnerë.

“ Deri në vitin 2013 lufta e policisë për aq sa ishte frontale, sot kriminelet ju i keni miq, i keni shokë dhe kur I kapni dhe I fusni në burg e dinë se do të dalin pas 3 muajsh”, tha Lita.

Ministri Lleshaj u kujdes që të evidentonte në parlament se statistikat e kiminalitetit në vend janë në nivelet më të ulëta historike.

Të Fundit