Ksamil/ Shkeljet dhe bllofi i vete avokatit per pronen e pervetsuar padrejtesisht-Stop-16 Qershor 2021

Për pronën, që kërkon të zaptojë avokati Gjergj Imeraj në Ksamil, emisioni “Stop” shkon tek Kadastra e Sarandës, për të verifikuar cfarë pronash ka në emrin e avokatit dhe familjarëve të tij.Në emër të familjarëve Imeraj, ka 6 aplikime me dokumenta të falsifikuara. Ne i bëmë kërkesë zyrës së kadastrës, për të marrë nga një kopje të 6 aplikimeve. Filimisht na u premtuan këto dokumente, por më pas nuk na u dhanë.Ne mësuam, se një i afërm i avokatit Imeraj punon në kadastër dhe zhduku dokumentat, që në kërkuam.Gjatë një takimi me vetë avokatin, ai doli bllof disa herë, duke dhënë versione të ndryshme për mënyrën, sesi i ka përvetësuar këto prona.

Të Fundit