Kryeministri holandez flet për “Open Balkan”: Edhe të tjerët t’i bashkohen

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin, Edi Rama, ka folur edhe për “Open Balkan”.

Gjatë fjalës së tij, ai i ka kërkuar edhe vendeve të tjera të rajonit që të bëhen pjesë e “Open Balkan.

“Është një çështje e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por është një mënyrë për ta përjetuar dhe për të qenë si pjesë e tregut të përbashkët, por ka edhe elementë pozitive që vijnë nga kjo nismë dhe e kuptoj që kemi Serbinë dhe Maqedoninë, të tjerët mund të bashkohen”-tha ai.

Rutte tha se nisma e Ballkanit të Hapur ndihmon në fuqizimin e tregut të përbashkët të rajonit që do ndihmojë vendet në procesin e zgjerimit

Të Fundit