Kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë nuk kanë pranuar të takohen../ Mjekët dhe infermierët protestë të heshtur

TIRANË
Mjekët dhe infermierët kanë mbajtur sot një protestë të heshtur një orëshe tek Urgjenca e QSUT-së. Ashtu siç kanë paralajmëruar bluzat e bardha kanë braktisur punën dhe kanë qëndruar në ambientet e jashtme të Urgjencës në QSUT në shenjë proteste për realizimin e kërkesave të tyre.

Dr. Ibrahim Ruka kirurg në QSUT tha për mediat që sindikata u mashtrua pasi as kryeministri Edi Rama as ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk kanë pranuar takimin me përfaqësinë e mjekëve.

Ai tha se sot protesta do të jetë për një orë, ndërsa më tej do të merret një vendim nga këshilli koordinativ.

“Sot sapo morëm lajmin që dhe kryeministri dhe ministrja nuk kanë pranuar të takohen me përfaqësinë e sindikatës por kanë lënë këshilltarët në dispozicion të tyre. Ky është një mashtrim i madh që i kanë bërë sindikatës dje.

Besoj që do mblidhet këshilli koordinativ dhe do vendosë për më tutje. Sot është një orëshe protesta më pas do merret vendim nga këshilli”, deklaroi kirurgu Ruka.

Të Fundit