Kryebashkiaku pranon jahtin e Jeff Bezos, por banorët i dalin kundër: Nuk heqim dorë nga monumentet kombëtare në këmbim të parave

Jef Bezos nuk ia ka dalë dot me banorët e Roterdamit. Kryetari i bashkisë së Roterdamit vendosi të refuzojë kërkesën e themeluesit të Amazon për të çmontuar përkohësisht urën e qytetit historik të Konigshaven, gjë që do të lejonte kalimin e jahtit të ri Jeff Bezos, 127 metra i gjatë dhe 40 metra i lartë. Jahti, Y721, u ndërtua në kantieret holandeze dhe për këtë arsye nuk mund të shmangte kalimin përmes Roterdamit. Por qytetarët kanë kërkuar që ura të mos prekej. Ata kishin paralajmëruar se, nëse kryebashkiaku do të kishte dhënë dritën jeshile, do të dilnin ta gjuanin mjetin luksoz të Bezos me vezë dhe domate. Rreth 60 mijë firma ishin mbledhur në rrjet për këtë nismë. “A mundet që paratë të blejnë të drejtën për të çmontuar një monument kombëtar?”, thuhet në peticion.

E ndërtuar në vitin 1878, e bombarduar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe e rindërtuar më vonë, deri në restaurimin “përfundimtar” që zgjati tre vjet midis 2014 dhe 2017, kjo urë hekuri në Holandë që vendasit e quajnë De Hef është kthyer në një monument: ajo nuk është përdorur asnjëherë. Kryebashkiaku kishte njoftuar se gjatë verës, seksioni qendror do të hiqej për të lejuar lundrimin përgjatë kanalit të jahtit Y721, me vlerë 430 milionë dollarë. Kostoja e çmontimit do të përballohej nga Bezos dhe i gjithë procesi do të zgjaste disa ditë. Por gjithçka është pezulluar pas refuzimit të qartë të qytetarëve.

Kryebashkiaku fillimisht u mbrojt duke argumentuar se ndërtimi i jahtit garantonte vende pune. “Është e vetmja rrugë për në det”. Projekti ishte shumë i rëndësishëm nga pikëpamja ekonomike: “Kantieret detare janë një shtyllë e bashkisë”, tha kryebashkiaku dhe përfundimi i ndërtimit diku tjetër nuk do të ishte praktik. Sipas revistës Boat International, Y721 do të jetë varka me vela më e madhe në botë, e përkryer për ambiciet e atij që aktualisht është njeriu i tretë më i pasur në planet me një pasuri prej 175 miliardë dollarësh. Për momentin, i mbyllur si anijet e vogla në shishe.

Të Fundit