Kriza energjetike, Rama: Gjërat janë çdo ditë e më keq, mund të vijë momenti që s’e përballojmë dot

Kryeministri Edi Rama ka folur për krizën energjetike duke theksuar se situata po bëhet çdo ditë e më keq.

“Gjërat janë gjithmonë e më keq. Aq e vërtetë është kjo sa të gjitha vendet po gjenden në një situatë të paparashikueshme me rritje të vazhdueshme të çmimit të energjisë.

Problemi themelor nuk është thjesht rritja e kostove dhe e çmimit por është mundësia e mungesës së energjisë që të mos dalësh në treg dhe ta gjesh”.

Sipas Ramës një zgjidhje është që “Bizneset e mëdha të mendojnë të vetë prodhojnë energji”. Megjithatë kryeministri theksoi se deri më tani nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë.

“Nëse do të vijë një moment që s’e mbajmë dot do të themi se mbajmë dot dhe do themi arsyet. Por për momentin themi se e mbajmë dhe mbajtja ka kosto të jashtëzakonshme”.

Të Fundit