Kriza e karburanteve në Britani, ambasadori Qirko: Emigrantët shqiptarë janë gati të punojnë falas…

Kriza e shoferëve të transportit të karburantit në Mbretërinë e Bashkuar ka sjellë një “mundësi të artë” për shqiptarët që jetojnë atje.

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Qirjako Qirko, në një intervistë për “The Guardian” tha se mijëra emigrantë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar do të ishin të gatshëm të punonin falas për të ndihmuar në trajtimin e krizës së benzinës .

“Nëse qeveria juaj do të donte, ne mund të ofrojmë shoferë të mirë të besueshëm, ndoshta 5,000 menjëherë”- tha ai për prestigjiozen “The Guradian”.

Diplomati shqiptar tha gjithashtu se besonte se shumë shqiptarë në Britani janë shoferë kamionësh që mund të ndihmojnë për të kompensuar një mungesë të vlerësuar deri në 100,000.

“Shqiptarët janë gati të punojnë që qeveria britanike të kapërcejë këtë problem pa pagesë. Nuk e di nëse ata kanë licencat e duhura, por nëse i kanë patur, jam i sigurt që të gjithë këtu do të thonë ‘Unë mund të ndihmoj’.

Qirko përmendi ndërhyrjen e NATO -s në Kosovë në vitin 1999 për shpëtimin e qindra shqiptarëve etnikë.

“Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar do të punonin falas për këtë vend për shkak të asaj që ky vend ka bërë për ta… Ne i jemi mirënjohës përgjithmonë qeverisë dhe ushtrisë së këtij vendi, për atë që bënë për vëllezërit tanë në Kosovë”

Qirko u bëri thirrje britanikëve që t’i shikojnë shqiptarët si një pasuri dhe jo si një problem, duke shprehur shqetësimin se ata shpesh portretizohen si anëtarë të bandave, shpërndarës droge dhe trafikantë njerëzish.

Të Fundit