Kriza e energjisë, Rama: Sot në orën 15:00 do t’ju njoftoj masat – Stop
Lajme, Të Gjitha

Kriza e energjisë, Rama: Sot në orën 15:00 do t’ju njoftoj masat

Kryeministri Edi Rama bën me dije se ditën e sotme në orën 15:00 do të prezantojë planin e masave, pas shpalljes së krizës së energjisë.

Një ditë më parë, kreu i qeverisë njoftoi për një paketë masash, që sipas tij kanë si qëllim mbrojtje e konsumatorit dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimeve. Ndërsa në një postim në rrjetet sociale, Rama zbulon se prezantimi do të bëhet në orën 15:00.

“SOT ORA 15.00

Shqipëria përballë rritjes së shumëfishtë të çmimit në tregjet ndërkombëtare dhe Plani i Qeverisë për mbrojtjen e familjes shqiptare nga furtuna e krizës energjitike ” shkruan Rama.

Sakaq, dje në një konferencë për mediat, Rama tha se kriza vjen pasi është prekur e gjithë Evropa dhe se vendi është i varur nga tregjet ndërkombëtare.

Kriza, sipas kryeministrit do të zgjasë deri në mesin e vitit të ardhshëm. Megjithatë, ai theksoi se çmimi i energjisë nuk do të kthehet më në nivelet e tanishme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *