Kritikat për Ballkanin e Hapur, Rama: Askush nuk mund ta ndalojë

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikëve lidhur me nismën Ballkani i Hapur, e cila synon forcimin e marrëdhënieve mes vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Rama shkruan se askush nuk mund ta ndalojë Ballkanin e Hapur, duke thënë se e ardhmja nuk mund të ndalet. Sipas Ramës, Ballkani i Hapur përshpejton Procesin e Berlinit.

“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”,-shkruan Rama.

Një nga kritikët më të ashpër ndaj Ballkanit të Hapur është ish-kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se Rama është bashkëpunëtori i Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Të Fundit