Krimet zgjedhore, kryeprokurori Çela thirrje prokurorive të vendit: Hetoni në transparencë të plotë dhe në mënyrë të shpejtë rastet

Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela, në një prononcim për mediat u ndal tek akuzat e ngritura nga subjektet e ndryshme politike për krimet zgjedhore.

Ai tha se ka inkurajuar të gjitha prokuroritë e rretheve gjyqësore në vend që të hetojnë rastet në transparencë të plotë dhe rezultatet t’i transmetohen publikut.

“Në lidhje me hetimin e krimeve zgjedhore është kërkuar nga prokuroritë të ketë përgjigj e të shpejta në drejtim të këtyre proceseve. E rëndësishme është që hetimet të shoqërohen në proces transparent, që publiku t jetë i qartë, e të ketë informacion të plotë në atë çka bërë Prokuroria. Duhet të jemi të besueshëm dhe integritetin e prokurorëve dhe prokurorisë.

Çështja e zgjedhjeve është çështje që prek shumë prokurori të rretheve gjyqësore e kanë impakt në të gjithë vendin, ndaj rezultati i çdo hetimi, është i rëndësishëm. Rëndësi ka që hetimet të jenë të plota, të kryhen në kohën e duhur e rezultatet t’i përcillen publikut.

Ne jemi drejtuar disa herë prokurorive të rretheve gjyqësore, i është ofruar mbështetja për të kryer hetimet e plota dhe profesionale që lidhen me zgjedhjet”, u shpreh Çela.

Sakaq, ai u ndal edhe në vrasjen e ndodhur disa ditë para zgjedhjeve në Elbasan, ku i vdekur mbeti mjeku i njohur i qytetit Pjerin Xhuvani. Ai tha se është e vështirë që prokuroritë të trajtojnë të gjitha temat, pasi zhvillime të caktuara, sipas tij, janë në kompetencë të SPAK-ut

“Është e vështirë të trajtojmë sot të gjitha temat. Ka nevojë prokuroria mos humbi fokusin mbi asnjë çështje të rëndësishme. Prokurorët të bëjnë detyrat dhe të jenë pararojë të të gjitha zhvillimeve, proaktivë, aq më tepër ndaj krimit të organizuar. Prokurorët të ruajnë, të jenë koherente dhe të kenë bashkëpunim me SPAK qoftë për krimin e organizuar, trafiqet. Blerja e votave është kompetencë e SPAK”, përfundoi kryeprokurori.

Të Fundit