Kreu veprime të turpshme me fqinjën 10-vjeçare në Kuçovë, banorët e lagjes: Të kalbet në burg!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje qytetin e Kuçovës. Banorët e lagjes “1 Maji” janë traumatizuar kur kanë parë mbrëmjen e djeshme makina të shumta policie në lagje dhe më pas prangosjen e komshiut të tyre Tomorr Hima. Pas arrestimit të tij, banorët kanë mësuar se 46-vjeçari kishte kryer veprime të turpshme me një të mitur, që ishte vajza e komshiut të tij dhe që luante me fëmijët e Tomorrit.

Banorët e lagjes shprehen të tronditur për ngjarjen e ndodhur dhe deklarojnë se Tomorr Hima ishte një njeri i varfër dhe se atyre nuk u kishte lënë përshtypjen e një pedofili. Ata shprehen se vajza që ka tentuar të abuzojë luante në oborrin e Tomorrit, ku luanin edhe shumë fëmijë të tjerë. Pas ngjarjes, banorët shprehen se kanë frikë t’i lënë më fëmijët të luajnë jashtë apo në shtëpitë e komshinjve. Ata e dënojnë veprën e rëndë dhe deklarojë se nëse Tomorri e ka kryer këtë veprim të marri dënimin e merituar.

Burimet zyrtare të policisë Berat bëjnë me dije se ka qenë vetë babai i 10-vjeçares ai që e ka parë Tomorrit duke prekur vajzën në oborrin e tij dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Më pas, vajza ka deklaruar në polici se 46-vjeçari e kishte prekur shumë herë në pjesët intime si dhe e kishte detyruar ta prekte edhe burrin në pjesët e tij intime. 10-vjeçarja ka pohuar në DVP Berat se kishte pasur frikë t’u tregonte prindërve, pasi ai e kishte trembur dhe rrihte edhe fëmijët e tij në sy të saj./BallkanWeb

Të Fundit