Kreu marrëdhënie seksuale me 11-vjeçaren, avokatja e të riut: E ka marrë në shtëpi për qëllime serioze

Është dhënë sot masa e sigurisë për F. H djalin 19-vjeçar nga Cërriku i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare nga Lushnja.

Gjykata e Lushnjës ka lënë në burg të riun që akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Ndërkohë jashtë dyerve të Gjykatës, avokatja e tij mbrojtëse Eva Gjeta , tha vendimi është i padrejtë pasi djali nuk ka kryer marrëdhënie me të miturën. Ajo theksoi se i riu e ka marrë vajzën në shtëpinë e tij për qëllime serioze.

Sapo dola nga ambientet e gjykatës ku u vlerësua seanca gjyqësore. Nga ana e organit të akuzës nuk u paraqit asnjë provë që të provohet fakti që i mbrojturi prej meje të ketë konsumuar një nga vepra për të cilat akuzohet. Por gjykata vendosi që të vendoset masa ‘arrest me burg’. Për ne ky është një vendim i pambështetur në prova. Djali nuk pranon të ketë kryer marrëdhënie seksuale. Ai thotë se e ka njohur prej një jave e ka marrë në shtëpi për qëllime serioze dhe në asnjë moment nga vajza nuk i është bërë me dije se ka qenë një e mitur.’- tha avokatja.

Ngjarja e rëndë u denoncua një ditë më parë.

Të Fundit