Kreu i të verbërve: Ç’të bëjmë me 30 mijë lekë kur kemi një pagesë qesharake

Kreu i Shoqatës së të verbërve i është bashkuar protestës kundër rritjes së çmimeve, e cila po zhvillohet para Kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij ai përmendi edhe ndihmën që është caktuar nga paketa e rezidencës sociale, ku personave me aftësi të kufizuara do t’iu jepet vetëm 30 mijë lekë.

Kreu i shoqatës tha se ajo shumë nuk iu shërben për asgjë të verbërve të cilët marrin vetëm një pagesë 120 mijë lekë.

“Unë Saimir Farici, jam president i shoqatës “Shpresë për të verbrit”, jam këtu duke protestuar për të gjithë personat me aftësi të kufizuara, të cilët në këto ditë të vështira përveç sëmundjes dhe problemit me shëndetin, ju shtohet ngarkesa ekonomike nga rritja e çmimeve. I drejtohem kryeministrit, tregohu i përgjegjshëm dhe ktheji sytë nga populli. Jemi 6 ditë në protestë që kërkohet ulja e çmimeve dhe jam shumë i shqetësuar kur ti si kryeministër ke dhënë 30 mijë lekë për personat me aftësi të kufizuar, pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike. Çfarë t’i bëjnë këto lekë këta persona, kur të verbëritë sot marrin një pagesë prej 120 mijë lekësh. Një pagesë që është tepër qesharake”,-tha ai.

Të Fundit