Kreu i i Këshillit Europian:Shqipëria ka plotësuar kushtet, sa më parë negociatat

Në një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, është shprehur se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe çelja e negociatave duhet të vazhdojë sa më parë.

“Shumë ka ndryshuar, kriza e Covid dhe lufta në Ukrainë por një gjë nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë dhe kjo është angazhimi ynë i plotë për integrimin e Shqipërisë në BE. Ky është moment kyç të takohemi me ju, një aleat të vërtetë. Ne vazhdojmë që të ruajmë dhe të rrisim presionin ndaj Rusisë dhe dua t’ju falënderoj për punën tuaj në arenën globale, sidomos në Këshillin e Sigurimit. Ne po punojmë që të japim rezultate të prekshme për të gjithë shqiptarët. Ne do të kemi një takim të 27 drejtuesve të Bashkimit Evropian. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe çelja për anëtarësim duhet të vazhdojë sa më parë”, tha Michel.

Të Fundit