Kosto e jetesës/ Tirana ndër më e shtrenjta në rajon, Kosova vendi më i lirë për të jetuar në Europë

Shqipëria është qyteti më i shtrenjtë në rajon, sipas parashikimit të fundit nga portali i të dhënave mbi çmimet kudo në botë, Numbeo, duke lënë pas Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut e Kosovën.

Shqipëria renditet në vendin e 201, nga 239 vende të listuara, nga vendi i 89 që u rendit në raportin e janarit. Nga 40.5% që ishte indeksi në muajin janar, indeksi i shtatorit është 40.35%.

Një familje me 4 persona në Tiranë kanë një kosto mujore 180 mijë lekë (180,311.21Lek) pa qiranë. Ndërsa një person i vetëm një kosto mujore prej 51 mijë lekësh (51,140.97Lek) pa qira. Tirana është 59.65 për qind më e lirë se Nju Jork, baza ku referohet Numbeo. Ndërsa qiraja, në nivel mesatar është 87.42 për qind më e ulë se Nju Jork.

Kosova: Vendi më i lirë për të jetuar në Europë

Ndryshe nga Tirana, Prishtina është qyteti më i lirë në Europë. Prishtina është 34.99% më pak e shtrenjtë se Tirana, pa përfshire qiranë. Ndërsa qiraja në nivel mesatar është 25.41 për qind.

Një familje me katër anëtarë ka një kosto mujore jetese prej 1 mijë euro ( 123,595.95Lek). ndërsa një qytetar jeton me 296.87 euro (36,049.60Lek), pa qiranë.

Vendet e rajonit

Kryeqytetit serb, Beogradi renditet si më i shtrenjti i rajonit, në vendin e 199, me një diferencë prej 0,10% me shumë se Tirana. Podgorica e Malit të Zi në vendin e 202, Shkupi i Maqedonisë në vendin e 223. Ndërsa Kosova e fundit në listë, si më e lira në Europë.

Me e shtrenjta në Europë

Listën e kryesojnë qytetet zvicerane, me Zug, si qyteti më i shtrenjtë për të jetuar në Europë.

Një familje me 4 anëtarë për të jetuar në Zug i duhen 6 mijë franga në muaj, ndërsa një person i vetëm ka një kosto mujore prej rreth 1,600 franga, pa qiranë.

Krahasuar me Tiranën Zug është 242.74% më i shtrenjtë, ndërsa qiraja mesatarisht është 501.28% më e lartë./ Monitor

Të Fundit