Korrupsion dhe falsifikim të tamponëve të Covid-19/ SPAK arreston mjekun tek Instituti i Higjienës, të përfshirë edhe 13 të tjerë

SPAK ka vënë në pranga 66-vjeçarin Niko Nika, i cili akuzohet për korrupsion dhe falsifikim të tamponëve COVID-19.

Sipas njoftimit, ai merrte para për të bërë testet e Covid-19 jashtë radhe. Nika kishte rolin e sekserit, pasi kontaktohej nga qytetarë të ndryshëm, të cilët i dërgonte tek Eda Myftari, punonjëse në Drejtorinë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor. Mësohet se në grup janë të përfshirë edhe 13 mjekë të tjerë.

Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. N., 66 vjeç, pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, më shume se një herë dhe “Ushtrim, ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë“, thuhet në njoftim.

 

Të Fundit