Koronavirusi/ “Janë vlerësuar 3500 raste”, ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve: “Rrini në shtëpi”.

Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, Eugena Tomini deklaroi se janë vlerësuar 3500 raste të personave që kanë pasur histori udhëtimi në vendet e prekura nga koronavirusi

Përmes një deklarate për mediat, ajo theksoi se në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të territorit shqiptar, udhëtarët po i nënshtrohen matjes së temperaturës.

Tomini iu bëri thirrje qytetarëve që kanë hyrë në vendin tonë nga Italia por jo vetëm, që të vetëkarantinohen për një periudhë të caktuar, edhe nëse nuk kanë shenjat e virusit.

Gjithashtu ajo përsëriti thirrjen për qytetarët që shfaqin simptoma dyshuese, që të telefonojnë pranë numrit 127.

“Janë testuar 17 raste, 8 prej tyre kane pasur histori udhëtimi me Kinën dhe 9 me Italinë. Rreth 3500 udhëtarë janë kontrolluar. Personat që janë futur në karantinë në pjesën veriore të Italisë nuk dalin nga karantina. Të gjithë personat që kanë shenja, temperaturë duhet të vetëkarnatinohen dhe të marrin iformacionet e duhura.

Fluski ka arritur në 1200-1300 telefonata në ditë. Nuk neglizhohet asnjë telefonatë. Bashkëpunimi me popullatën duhet të jetë vendimtar, pasi është protokoll i ndjekur edhe nga vende të tjera. Ata që vijnë nga zonat e prekura të vetëkarantinohen për 14 ditë. Të gjithë qytetarët të respektojnë masat e ministrisë së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale. Qytetarët që telefononjë në numrin 127”, ka thënë Tomini.

Kujtojmë se qeveria italiane ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare, si masë ndaj parandalimit të koronavirusit, pasi brenda pak ditëve 12 persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 të tjerë janë infektuar.

Të Fundit