Koronavirusi/ 28-vjeçari i diagnostikuar ka hyrë nga Muriqani. Ja datat e lëvizjeve të tij

Dogana e Hanit të Hotit ka hedhur poshtë pretendimet e Ministrisë së Shëndetësisë se shtetasi 28 vjeçar, i cili është zbuluar si i infektuar me koronavirus, nuk ka hyrë në vendin tonë nga kjo pikë doganore.

Korrespodenti i Panorama bën të ditur se dogana e Hanit të Hotit pohon se 28- vjeçari ka hyrë nga pika doganore e Muriqanit. “Dogana e Hanit te Hotit deri tani rrezon deklaratën e Ministrisë se Shëndetësisë. Shtetasi 28 vjeçar, për te cilin ministria ka dhëne emrin nuk rezulton se ka kaluar ne doganën e Hanit te Hotit por atë te Muriqanit. Po ashtu babai i tij nuk rezulton i regjistruar as në Murriqan as në Hanin e Hotit.

Efektivet e shërbimit në piken e Hanit te Hotit prej 4 orësh kane kontrolluar sistemin por nuk rezulton. Madje sistemi është kontrolluar qe nga data 19 shkurt dhe nuk ka asnjë person me atë emër. Shtetasi P.K, 28 vjeç rezulton qe ka hyre drejt Shqipërisë nga Murriqani ndërsa babai nuk rezulton i regjistruar ne asnjë prej doganave. 28 vjeçari është larguar nga Shqipëria ne janar dhe është rikthyer ne 26 shkurt”, bën të ditur Dogana e Hanit të Hotit.

Të Fundit