Koreja e Veriut vetëshpallet fuqi bërthamore, Kim Jong Un: Lëvizje e pakthyeshme

Koreja e Veriut ka miratuar një ligj të ri që e deklaron veten një shtet me fuqi bërthamore, një veprim që lideri Kim Jong Un thotë se është “i pakthyeshëm”.

Kim u zotua se vendi i tij nuk do t’i dorëzojë kurrë armët bërthamore dhe tha se nuk mund të ketë negociata për denuklearizim.

“Armët bërthamore përfaqësojnë dinjitetin, trupin dhe fuqinë absolute të shtetit”, tha Kim pas votimit të ligjit në parlament.

“Miratimi i ligjeve dhe rregullave që lidhen me politikat kombëtare bërthamore është një ngjarje e jashtëzakonshme,” tha Kim.

“Për sa kohë që armët bërthamore ekzistojnë në Tokë, dhe imperializmi dhe manovrat anti-koreane të SHBA-së dhe ndjekësve të saj mbeten, rruga jonë për të forcuar kapacitetet tona bërthamore nuk do të përfundojë kurrë.”

Ligji i ri ndalon gjithashtu ndarjen e teknologjisë bërthamore me vendet e tjera. Ligji vjen mes të tensioneve në rritje rajonale lidhur me zgjerimin e programit të armëve bërthamore dhe raketave nga Koreja e Veriut.

Të Fundit