Korçë, i riu gjendet i vdekur në rrethana misterioze.

Një i ri është gjetur i pajetë në një fshat të Korçës, në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lozhan. Aktualisht nuk dihet identiteti i viktimës, i cili është i moshës rreth 30 vjeç.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje, ndërkohë që policia po shkon drejt vendngjarjes për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.

Të Fundit