Konkursi i paracaktuar te Shkencat e Natyres, kriteret i pershtaten kandidates – Stop-29 Tetor 2020

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një denoncim për një konkurs me rezultat të paracaktuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Konkursi u zhvillua për herë të parë në vitin 2019, për një pozicion pune si pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Matematikës. Kriteret u vunë në mënyrë të tillë, që t’i plotësonte vetëm një kandidat dhe kështu fituesi u paracaktua.Fituese u shpall zonja Tedis Rama, por ish-Rektori i UT, Mynyr Koni, konstatoi shkelje të procedurës dhe anulloi konkursin bashkë me fituesen e shpallur.Konkursi u rihap dhe kriteret u rishkruan në përputhje me cilësitë e zonjës Rama.Stop pati një takim me Dekanin e FSHN -se Spiro Dushku, per kete problematike por ai mohon ditën për diell ndryshimin e kritereve dhe përshtatjen e tyre enkas për kandidaten Tedis Rama. Dhe sic u paralajmërua, kjo e fundit u shapll sërish fituese në konkursin e ribërë.

Të Fundit