Konjufca-Ruçit: Kosova mos dëmtohet nga dialogu me Serbinë, të mbrojmë luftën e pastër të UÇK-së

TIRANË

Kryeparlamentari i Shqipërisë Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim në Tiranë me homologun e tij nga Kosova, Glauk Konjufca.

Ruçi theksoi se Kosova duhet të ruajë avantazhin me Beogradin, duke shtuar se Tirana njeh Serbinë si një palë përgjegjëse për krimet e luftës së Kosovës.

Konjufca nga ana e tij vlerësoi se Kosova nuk duhet që të dëmtohet nga dialogu me Serbinë, ndërsa bëri thirrje për bashkëpunim me Shqipërinë, që të mbrohet lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gramoz Ruçi: Është e rëndësishme që Kosova të ruajë avantazhin e saj në raport me Serbinë. Kosova është një vend më i preferuar në raport me shtetet, që ne kemi pasur e kemi raport strategjik. BE është e vetmja rrugë e ardhmërisë për Kosovën dhe Serbinë. Duhet një qëndrim i unifikuar për dialogun me Serbinë, sepse është Serbia ajo që ka kryer krime lufte, ka fshehur kriminelë, në kërkim për dekada të tëra dhe nuk ka bashkëpunuar me gjykatat ndërkombëtare dhe justifikon krimet e veta. Koha punon për Kosovën, sepse është në anën e drejtë të drejtësisë dhe nuk do rreshtim së punuari për të.Glauk Konjufca: Shqipëria ka dhënë kontribut të çmuar për Kosovën. Prandaj, në shtetin tonë ka një traditë në Kosovë, që vizitën e parë zyrtare e bëjmë në Shqipëri. Ne kemi interesa të përbashkëta sepse jemi një komb. Politika jonë duhet të funksionojë sipas premisës se jemi një komb. Sfidat tona janë të përbashkëta. Falënderoj Shqipërinë dhe institucionet e shtetit shqiptar për ndihmën nga koronavirusi.

Duhet të thellojmë bashkëpunimin në ekonomi dhe në fusha të tjera. Të thellojmë bashkëpunimin, sepse jemi dy shtete, që kanë të përbashkët faktin se jemi një komb. Kosova të mos dëmtohet nga dialogu me Serbinë. Ne na duhet koordinimi me Shqipërinë, ne po përballemi edhe me proces të vështirë me Specialen, teksa ish-krerë të UÇK-së po gjykohen në Hagë. Të bashkërendojmë veprimet tona. Lufta jonë ishte e shenjtë, e drejtë dhe e pastër e ka qenë dhe e gjithë kombit shqiptar. Prandaj, lufta e UÇK-së duhet të mbrohet. Ju ftoj zyrtarisht që të vizitoni shtetin e Kosovës.

Të Fundit