Konflikti mes vëllezërve/ Nëna ndërron jetë pa parë djalin

“Stop” shkoi pranë familjes Kyçyku në Bujqës të Elbasanit. Kryefamiljari, Mitat Kyçyku ankohet, se vëllai i tij, Isa Kycyku,i cili banon vetëm 30 metra larg, nuk e lejon të takojë nënën. E moshuara 90 vjecare, jeton te z. Isa prej shumë vitesh.Shkak për këtë situatë, janë bërë ca konflikte të hershme, të cilat kanë përcarë dy familjet. Mitati iu drejtua kryetarit të fshatit për ndërmjetësim, por ai nuk arriti ta zgjidhë dot. Në të tilla kushte, i kërkoi ndihmë të plotfuqishmit të zonës, i cili as që e mori ndonjëherë mundimin, që të arrihej takimi nënë-djalë.Gazetari i “Stop” shkoi te familja e Isait dhe i mori këtij të fundit premtin, se do ta lejonte vëllain të takonte nënën e tyre. Por kjo do të ndodhte me kushtin, që ta merrte nënën me një person të besuar, pasi ai vetë nuk duhet t’i shkelte në shtëpi. Por brenda dy ditësh nga kjo negociatë, e moshuara ndërroi jetë pa e parë djalin me sy.Mitati shprehet, se i ka ngelur peng, që nuk e pa të gjallë nënën e tij. Avokatja Ardita Metaliaj, shprehet, se raste të tilla, janë shumë. Konfliktet, sipas saj, kanë ardhur pas tranzicionit, për shkak të kalimit nga familja patriarkale, në familjet moderne.

Të Fundit