Konflikt për pronën, komshiu tenton të vrasë me armë bashkëfshatarin

Një konflikt për pronën në fshatin Leshnjë të Skraparit ka agravuar në përdorimin e armës. Dy bashkëfshatarë u konfliktuan për motive pronësie, ndërsa njëri prej tyre qëlloi me armë.

Policia thotë se A.H. tentoi të vriste me armë bashkëfshatarin Q.Sh. duke qëlluar në drejtim të tij. Fatmirësht, plumbat nuk e kapën dhe nuk pati asnjë të lënduar.

Forcat e policisë që ndërhynë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, arrestuan të dyshuarin A.H. Ky i fundit akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Të Fundit