Konflikt me kompaninë që menaxhonte pastrimin, policia sekuestron kazanët e mbeturinave

Policia e Elbasanit ka kapur në flagrancë disa punonjës të kompanisë “Viktoria Invest”, të cilët po zëvendësonin koshat e mbeturinave me të rinj, pasi një firmë e re është shpallur fituese të premten.

Pasi ka përfunduar kontrata për menaxhimin e mbetjeve në qytet, kompania ka vendosur të largojë të gjithë koshat nga rrugët e qytetit.

Problematikën e krijuar në Elbasan e konfirmoi disa ditë më parë vetë kryebashkiaku Gledian Llatja, i cili në një komunikim për media tha se situata po menaxhohet me strukturat e shërbimeve publike, ndërsa në ditët në vijim pritet të bëhet zëvendësimi.

Të Fundit