Kobra ngordh pas kafshimit nga tetë-vjeçari i guximshëm në Indi (fotot)

Një djalë 8-vjecar indian ka habitur komunitetin e tij teksa ka vrarë një gjarpër kobra që ishte mbështjellë rreth krahut të tij dhe i kishte ngulur dhëmbët në lëkurë, në një histori të pabesueshme mbijetese.

Djali i njohur si Deepak, u sulmua nga gjarpri i frikshëm në fshatin e largët Pandarpadh në Indinë qendrore, raportonin mediat vendase.

Kobra ishte mbështjellë pas tij teksa po luante jashtë shtëpisë së familjes dhe e kishte kafshuar në krah por për fat kafshimi i saj kishte rezultuar “i thatë” pasi nuk kishte pasur kohë të rigjeneronte helmin vrasës, çka rezultoi fatale për zvarranikun.

Duke rezistuar mes dhimbjes Deepak shkundi krahun e tij për të larguar zvarranikun por pa mundur ta bënte ai mendoi t’ia kthente në të njëjtën monedhë duke e kafshuar atë me sa fuqi kishte në pjesën prapa kokës. Si rezultat kafsha vdiq pak më vonë.

“Gjarpri u shtrëngua rreth krahut tim dhe më kafshoi, kisha shumë dhimbje”, tha Deepak për rrjetin vendas The New Indian Express.

“Por ai nuk lëvizte kur përpiqesha ta largoja, kështu që e kafshova fort dy herë, ndodhi shumë shpejt”, tha i riu për aktin e tij të guximshëm.

Kafshimet e gjarperinjve janë të shpeshta në Indi teksa një studim i fundit tregon se 85 përqind e vdekje nga kafshimet e gjarprinjve ndodhin në këtë vend.

Pas ekzaminimit të doktorëve u zbulua se kafshimi gjarprit kishte qenë “i thatë” që do të thotë se kobra nuk kishte pasur helm në gjëndrat e tij.

“Për fatin e tij të mirë Deepak nuk shfaqi simptoma dhe u rekuperua shpejt nga kafshimi”, tha një ekspert  për New Indian Express.

“Kafshimet e thata të gjarprinjve” ndodhin ose shpejt pas një kafshimi të mëparshëm të gjarprit që nuk ka pasur kohë të riprodhojë helmin, ose te gjarpërinjtë e rritur meshkuj disa prej të cilëve kanë fituar aftësinë e kontrollit të lëshimit të helmit nga gjëndrat e tyre.

Helmi i gjarpërinjve përdoret për paralizimin e gjahut të tyre ose në mbrojtje nga predatorët. Ndërsa kafshimet e thata të ndërgjegjshme bëhen kur gjarpri përpiqet të paralajmërojë kafshën në vend që ta vrasë.

Në Indi vdekshmëria nga kafshimet e gjarpërinjve llogaritet në 4 në çdo 100,000 raste dhe eshte me e larta ne bote, e ndjekur më pas nga rajoni i Afrikës nën-Sahariane.

Të Fundit