Kinë, konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve tek njeriu

Autoritetet shëndetësore kineze deklarojnë se rreziku i epidemisë është i ulët

Është konfirmuar në Kinë rasti i parë i gripit të shpendëve tek njeriu.

Një djalë katër vjeç nga provinca Henan u zbulua se ishte infektuar me variantin H3N8. Ai kishte ethe dhe simptoma të tjera. Mësohet se fëmija ka qenë në kontakt me pula dhe sorra në shtëpinë e tij.

Varianti H3N8 është zbuluar më parë në botë te kuajt, qentë, zogjtë dhe fokat, por asnjë rast i këtij varianti nuk është raportuar më parë tek njerëzit.

Autoritet shëndetësore në Kinë bëjnë të ditur se rreziku i përhapjes së variantit tek njerëzit është i ulët.

Shumë lloje të ndryshme të gripit të shpendëve janë të pranishme në Kinë dhe disa infektojnë në mënyrë sporadike njerëzit, zakonisht ata që punojnë me shpendët.

Kina ka popullata të mëdha të shpendëve të kultivuar dhe të egër të shumë llojeve, duke krijuar një mjedis ideal për krijimin dhe përhapjen e mutacionit të viruseve të shpendëve.

Klan News

Të Fundit