Kim Jong Un “habit” botën, diktatori ndalon muzikën dhe modelet e flokëve që nuk pëlqen

Kim Jong-Un ka marrë vendimin drastik, ku ka urdhëruar ushtrinë që të heqin modelet e flokëve dhe muzikën që atij nuk i pëlqen.

Lideri i Koresë së Veriut e dha vendimin e prerë, duke iu referuar më shumë adoleshentëve eksplorues me modelet e flokëve, të cilët duhet të jenë njësoj si e gjithë ushtria, shkruan Mirror.

Njerëzit në Korenë e Veriut janë të detyruar që të zgjedhin mes një liste të aprovuar nga qeveria për të stiluar flokët.

Kjo përpjekje e diktatorit bëhet për të mos futur në vend trendet perëndimore, të cilat i sheh si kërcënim për regjimin e tij.

Në një letër të publikuar nga media shtetërore e Koresë së Veriut ai shkruante se rruga që po bën Kina dhe Koreja e Jugut përmes modës po kthehet në një kërcënim serioz në Korenë e Veriut. Ai apelonte që adoleshentët të përgatiteshin sa më herët për shërbimin ushtarak.

Të Fundit