Këto janë shtetet ku përdhunuesit dhe pedofilët ndëshkohen me vdekje ose kastrim

Lista e vendeve që lejojnë tredhjen apo kastrimin e të dënuarve për krime seksuale, mund të vij si habi pasi ajo përfshinë shtete që janë përkrahës aktiv të të drejtave të njeriut.

Kastrimi kimik performohet me anë të injektimit ose tabletave që ulin dëshirën apo aktivitetin seksual. Këto ilaçe ulin edhe nivelet e testosteronit në sistem në mënyrë drastike.

Amnesty Intenational ka reaguar dhjetorin e shkuar, kur ky projektligj u prezantua për herë të parë duke e quajtur atë ‘mizor dhe jo-human’.

“Autoritetet duhet të fokusohen në reformat që duhet të adresojnë rrënjët e dhunës seksuale dhe t’i japin të mbijetuarve drejtësinë që meritojnë dhe mbrojtjen që u duhet,”- kanë shprehur ata në një deklaratë për shtyp.

Por për kritikët, pedofilët apo edhe përdhunuesit janë të sëmurë, ndaj e vetmja mënyrë se si epshi i tyre mund të kontrollohet – në mënyrë që ata mos ta përsërisin krimin ndaj një viktime tjetër të pafajshme – është pikërisht me anë të ilaçeve apo ndërhyrjes mjekësore.

Shtetet që i dënojnë përdhunuesit me anë të kastrimit përfshijnë:

1- Koreja e Jugut: Ligji u miratua në vitin 2011, duke lejuar kastrimin kimik për të dënuarit për ngacmim seksual ndaj fëmijëve, të cilët rrezikojnë ta përsërisin këtë krim. Një 31-vjeçari të dënuar për pedofili, ju dha një dënim prej 15 vitesh në burg dhe ai u bë rasti i parë që do t’i nënshtrohej kastrimit kimik në vend.

2- SHBA: 7 shtetet amerikane – Kalifornia, Florida, Guam, Ioua, Luiziana, Montana dhe Uiskonsin – e kanë legalizuar kastrimin kimik për përdhunuesit dhe ngacmuesit seksual, si një kusht për dënimin e kriminelëve ose një mënyrë për të dalë herët nga burgu.

Në Kaliforni dhe Florida, të dënuarit për krime seksuale të cilët kanë rrezikshmëri të lartë për të përsëritur krimin e tyre, duhet t’i nënshtrohen kastrimit kimik ndërsa gjyqtarët kanë liri veprimi në rastet e atyre që dënohen për herë të parë.

3- Republika Çeke: Republika Çeke është vendi i vetëm i cili lejon edhe metodën kirurgjikale, gjatë së cilës gjëndrat seksuale hiqen me anë të një inçizioni. Ky ligj u miratua në vitin 1966.

Ky shtet gjithashtu ka një ndër numrat më të lartë në të gjithë botën, të meshkujve të cilët i janë nënshtruar operacionit të pakthyeshëm të kastrimit kirurgjikal.

4- Ukraina: Në korrik të vitit 2019, parlamenti ukrainas miratoi kastrimin kimik për përdhunuesit. Ky ligj aplikohet edhe ndaj personat që gjenden fajtor ndaj abuzimit seksual ndaj të miturve.

5- Nigeria: Një nga shtetet veri-perëndimore të Nigerisë – Kaduna – miratoi sterilizimin si dënim për përdhunuesit e fëmijëve.

Sipas ligjit të ri ama, burrat që dënohen për pedofili i nënshtrohen kastrimit kirurgjikal, madje edhe gratë që dënohen për këtë krim sterilizohen.

Në rastet kur fëmija është nën moshën 14 vjeç, i akuzuari dënohet me vdekje, ndërsa nëse viktimat janë mbi moshën 14 vjeç, ata dënohen me burgim të përjetshëm.

6- Kina: Dënim me vdekje ose kastrim. Dënimi për përdhunimin në Kinë është vdekja, ndërsa në raste të caktuara përdoret edhe kastrimi.

7- Arabia Saudite: Dënimi për përdhunim në Arabi Saudite është prerja e kokës.  Edhe në vende të tjera të botës islame si Afganistan, Egjipti, Irani etj., masa ndëshkuese për këto lloj krimesh, pasi i akuzuari i është nënshtruar një procedure gjyqësore, është dënimi me vdekje.

Të Fundit