“Kërkonin 30-50 mijë lekë”, arrestimi i 2 efektivëve, reagon policia e Tiranës: Kanë marrë para me forcë – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

“Kërkonin 30-50 mijë lekë”, arrestimi i 2 efektivëve, reagon policia e Tiranës: Kanë marrë para me forcë

Policia e Tiranës ka reaguar pas arrestimit të dy uniformave blu, të cilët dyshohet se kanë vjedhur me dhunë të rinjtë në zonën e Liqenit në Tiranës.

Bëhet fjalë për policin e patrullës së Komisariatit nr.1, Serxhio Cani 23 vjeç dhe policin bashkiak, Sajmir Muzikanti, 39 vjeç.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se “këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.”

Janë dokumentuar 3 raste grabitjeje. Dy efektivët pasi ndalonin të rinjtë u kërkonin shuma parash, 20-30 dhe deri në 50 mijë lekë të reja.

Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *