‘Kërkoj të më rikthehen paratë e sekuestruara’, gjykata merr vendimin pas kërkesës së mjekut Edvin Prifti

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e mjekut Edvin Prifti i cili kërkoi rikthimin e një milion eurove të sekuestruara në banesën e tij nga policia.

Mjeku dyshohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërkohë që shuma e sekuestruar është plot një milion euro.

Edvin Prifti nuk është lejuar që të ushtrojë më profesionin e mjekut dhe njëkohësisht ju sekuestruan paratë të cilat mund të kenë ardhur si pasojë e veprimtarisë së paligjshme që mund të jetë kryer.

Kujtojmë se me Urdhër të SPAK, kardiologut i janë vënë në sekuestro dy llogari bankare. Ai është vënë nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.

Sipas prokurorisë Prifit dyshohet ka ngritur një skeme të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore të falsifikuara me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

Kardiokirurgu u vu nën akuzë rastësisht gjatë hetimeve për korrupsionin në gjykatën e Krujës ku u arrestuar edhe ish gjyqtarja Enkeleda Hoxha, ndërsa nga përgjimet u zbulua edhe një rast korrupsioni në sistemin e shëndetësisë.

Të Fundit