Kërkoi dorëheqjen e Bashës, militantja e PD godet me shpullë Ervin Salianjin

Ervin Salianji është goditur me shpullë nga një militante e Lulzim Bashës, e cila me sa duket nuk e ka pritur mirë faktin që Basha është braktisur nga i gjithë grupi parlamentar.

Ervin Salianji është një nga zërat kritik ndaj Lulzim Bashës dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 marsit, ku e renditi PD-në forcë të fundit.

Ndërkohë që sot gjatë mbledhjes së Grupit të Partisë Demokratike, sipas Panoama, Salianji mësohet se është goditur nga militantja, e identifikuar si Drita Lamaj.

Burime bëjnë me dije se kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka ndërhyrë për t’i ndarë.

Kujtojmë se e njëjta militante sulmoi Evi Kokalarin në shkallët e selisë.

Të Fundit