“Kemi vetëm një dekadë që bëjmë turizëm”, ministrja Kumbaro: Jemi në rrugën e duhur

Mirela Kumbaro ka folur për News 24 në lidhje turizmin në vendin tonë dhe faktin që nuk mund të pretendohet të kemi një turizëm njëlloj si vendet fqinje, të cilat ministrja tha që kanë dekada që merren me këtë sektor.

Kumbaro ka folur edhe në lidhje me shkollat profesionale në vend dhe punën që ato bëjnë për të përgatitur profesionistë që më tej punojnë në sektorin e turizmit

“Nuk kemi një traditë 30 apo 40 vjeçare. ne jemi të rrethuar nga vende që kanë më shumë se gjysmë shekulli që bëjnë turizëm. Qoftë Mali i Zi qoftë Greqia qoftë Kroacia.

Ndërkohë që ne e kemi filluar turizmin, sidomos turizmin si sektor ekonomik dhe si profesion vetëm në 10 vitet e fundit. Dhe në pesë vitet e fundit jemi duke folur për shifra të larta. Dhe në katër vitet e fundit jemi duke folur për turizëm që po investohet në hotelet me katër apo pesë yje apo në restorantet e një niveli më të lartë.

Pra nuk mund të pretendojmë që burimet njerëzore të jetë në masën e vendeve që kanë ka dekada që bëhet.

Të Fundit