“Kemi siguruar sasitë”, Rama: Në një kohë të shkurtër mbyllim dozën e parë të vaksinimit masiv tek pjesa vulnerabël

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër qendrën e vaksinimit në Kurbin, ku po vaksinohen të moshuar.

Teksa i uroi shëndet të moshuarve që bënin vaksinat, Rama u shpreh optimist për këtë proces, ndërsa theksoi se mund të arrihet deri në 30 mijë vaksinime në ditë në vendin tonë.

Mes të tjerash ai tha se mund të arrihet më shumë se sa mendohej për vaksinimin masiv me dozën e parë.

Rama: Më shëndet! Përshëndetje! Mos u çoni!

Manastirliu: Sot janë bërë 90 vaksinime. Ndërkohë që po vijojmë dhe në qendrat shëndetësore. Kemi bërë mbi 600 vaksina në Kurbin këto ditë. Në të gjithë vendin në dy ditët e para kemi bërë mbi 30 mijë vaksinime. Jemi në nivel të mirë mund të themi, sepse në total bashkë me dozat e dyta sot shkojmë në 100 mijë vaksinime nga dita e parë që kemi nisur këtë proces. Ajo që është me rëndësi është se nuk po vaksinojmë vetëm në zonat e populluara, por dhe në fshat, pra kudo. Sidomos ata të grupmoshës mbi 85 vjeç. Po ashtu po vaksinojmë dhe në shtëpi për ata që janë të pamundur për të lëvizur.

Rama: Ne në fakt tani që kemi siguruar sasitë, 20 mishin e kemi arritur dje. Jemi vetëm në fillim. Mund të shkojmë lirshëm në 30 mijë në ditë, besoj pa problem. Që do të thotë se në një kohë shumë më të shpejt se sa e kishim parashikuar ne mund të bëjmë dozën e parë masivisht dhe të mbyllim gjithë këtë pjesën më vulnerabël. Pastaj pjesa tjetër na jep më shumë kohë.

Një e moshuar: Të jesh sa malet, të jetosh e të rrosh.

Të Fundit