“Keku i hapësirës” Ky është keku me hashash më i madh në botë

Një kompani amerikane ka prodhuar ëmbëlsirën me çokollatë më të madhe në botë e cila është e tejmbushur me kanabis. Keku ka përmasa gjigande, aq sa mund të konsiderohet “përbindëshi” i ëmbëlsirave.

I quajtur ndryshe edhe “keku i hapësirës”, ky “përbindësh” çokollate dhe kanabisi është një metër i gjatë dhe një i gjerë, 38 centimetër i lartë dhe peshon 385 kilogramë. Në të ndodhen 20.000 miligramë THC, substanca kryesore psikoaktive e kanabisit që nxit efektin e tij në tru.

Ëmbëlsira prej çokollate e hashashi u përgatit nga kompania e kanabisit “MariMed”, e cila po feston nisjen e linjës së saj të parë e të re të “kekëve të hapësirës”. Këta të fundit do të kenë përmasa normale dhe do të përmbajnë rreth 5 miligramë THC./tvklan.al

Të Fundit