“Ke shkuar me gruan time, më ke turpëruar”, burri nga Kukësi kërcënon 72 vjeçarin dhe i zhvat 12 mln lekë

Një histori jo shumë e zakontë është zbuluar në qytetin e Kukësit. Një 72-vjeçari i janë zhvatur në periudha të ndryshme kohore 12 milionë lekë të vjetra nga një bashkëqytetar që e akuzonte për raporte seksuale me të shoqen.

50 vjecari Agron Nika është arrestuar nga seksioni për hetimin e krimeve të rënda, pasi në kohë të ndryshme nëpërmjet shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie i ka marrë 72 vjeçarit Feti Gjici rreth 12 mln lekë të vjetra.

50 vjecari akuzonte Gjicin se kishte pasur raporte seksuale me gruan e tij dhe në këtë mënyrë kishte turpëruar atë dhe fisin e tij dhe në formë shpagimi duhet ta dëmshpërblente duke i dhënë para

Të Fundit