Kavajë/ Stop dhe Fundjave ndryshe bëjnë me shtëpi familjen Plaku-Stop-9 Prill 2021

Jemi ndalur në Kavajë për të treguar historinë e familjes Plaku. Kryefamiljari ka ndërruar jetë, duke lënë bashkëshorten dhe katër fëmijët. Familja është me origjinë nga Dibra, por jeton me qira në Kavajë, në një banesë me kushte skandaloze dhe gjithë lagështirë.”Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” kanë mundësuar një shtëpi të re për familjen Plaku.Pas kësaj historie me fund ë lumtur,ndalemi në familjen Tafani, në fshatin Gjolen, Komuna Kajan, Belsh.Genci dhe Suzana Tafani kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.Fëmijët kanë vetëm një dëshirë: të kenë një krevat të ngrohtë e një çati të sigurt. Një problem i lindur në këmbë, e ka bërë Gencin, kryefamiljarin, të pamundur të kujdeset për familjen e tij. Edhe Suzana, një prej veshkave e ka jo funksionale dhe shëndeti i saj është i rënduar. Shtëpia e tyre është në gjendje të pabanueshme, ndaj kërkojnë një banesë, ku të fusin kokën.

Të Fundit