“Karvani me 980 makina vjen nga Polonia në Shqipëri”, Rama nxjerr shifrat: Mbi 125 mijë turistë polakë vizituan vendin

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë me dije se vendi ynë gjatë periudhës Janar-Gusht është vizituar nga 126 mijë e 795 turistë nga Polonia.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se plot 980 automjete të nisura nga Polonia kanë mbërritur në vendin tonë.

“Mirëmëngjes dhe me karvanin e mbi 2 mijë udhëtarëve të apasionuar, me plot 980 automjete të nisura nga Polonia në vendin tonë, ju uroj një ditë të mbarë.

126.795  turistë polak vizituan vendin tonë gjatë periudhës Janar – Gusht 2022, 40.199 turistë më shumë se një 1 vit më parë”, shkruan Rama në Facebook.

Të Fundit