Karaburuni sërish në flakë, ushtria ndërhyn për të shuar zjarrin

Prej disa ditësh vatrat e zjarrit kanë përfshirë Karaburunin.

Edhe këtë të premte forcave zjarrfikëse u janë bashkuar Forca të Ushtrisë për t’i ardhur në ndihmë për shuarjen e flakëve.

Gjithashtu punonjës të zonave të mbrojtura që në orët e para të ditës po luftojnë për fikjen e zjarrit. Qindra hektarë me shkurre dhe pemë po digjen në këtë gadishull.

Situata vijon të jetë e vështirë edhe për shkak të temperaturave të larta.

Kujtojmë se ditën e djeshme u angazhuan 40 efektivë të ushtrisë si edhe detarë të Pashalimanit për fikjen e zjarrit.

Të Fundit