Kapja e 992 kg drogë, Çuçi: Dëshmi e profesionalizmit dhe forcës goditëse kundër krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar në rrjetet sociale pas operacionit të policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza-s ku u sekuestruan rreth 1 ton marijuanë. Çuçi thotë se ky operacion është një tjetër dëshmi domethënëse e profesionalizmit dhe forcës goditëse pa asnjë kompromis kundër krimit të organizuar.

“Operacioni i sotëm ndërkombëtar në Vlorë mes Policisë së Shtetit dhe Guardia Di Finanza për goditjen e një grupi të trafikut të drogës me mjete lundruese dhe sekuestrimin e një rreth 1 ton marijuanë, është një tjetër dëshmi domethënëse e profesionalizmit dhe forcës goditëse pa asnjë kompromis kundër krimit të organizuar. Përgëzime të gjithë oficerëve shqiptarë e italianë që morën pjesë në këtë operacion të mirëkoordinuar nga ajri, deti dhe toka. Qëndrojmë frontalisht të vendosur për të vijuar luftën e vazhdueshme me të keqen, me bindjen se vetëm në këtë mënyrë krijojmë siguri për shoqërinë dhe garantojmë të ardhmen tonë”.

992 kg marijuanë u sekuestruan falë një operacioni mes policisë shqiptare dhe Guardia di Finanza-s italiane. Në pranga ranë 3 shqiptarë dhe 2 ukrainas. Po ashtu u shpall në kërkim një i ri nga Vlora. /tvklan.al

Të Fundit