Kapet me drogë, 21-vjeçarja godet policin dhe thyen derën e komisariatit

Një vajzë 21-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi është kapur me lëndë narkotike.

Policia sqaron se e reja ka kundërshtuar me dhunë efektivët dhe ka dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit.

Mbi 21-vjeçaren Xh.A. rëndojnë akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Shkatërrim i pronës”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Shkatërrim i pronës”, i shtetases Xh. A., 21 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe i është sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis. Kjo shtetase, për të shmangur shoqërimin, ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë së Rendit Publik dhe ka dëmtuar derën e dhomave të shoqërimit,” thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit